Sot do të takohen liderët e dy partive më të mëdha maqedonase Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev. Në takim do të bisedohet për situatat aktuale, para së gjithash do të këmbehen informacione për kontestin e emrit, njofton Republika.mk.

Mickoski ditë më para tha se qëndrimi për emrin i partisë më të madhe opozitare maqedonase mbetet i pandryshuar. Sipas tij shumë me rëndësi është të mbrohet identiteti maqedonas.

Mickoski ditë më parë u takua edhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Takimi është caktuar në ora 19 në Qeveri.