Askush nuk ka të drejtë t’i kufizojë kompetencat, e cilit do bartës të funksionit shtetëror, që i takojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, dhe nga ana tjetër të kërkojë përgjegjësi për veprimet apo përgjegjësi për menaxhimin me këtë ministri”, vlerëson sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski duke kundërshtuar edhe një herë ndryshimet me të cilat Ministri i Brendshëm zhveshet tërësisht nga kompetencat.

“Në bazë të ligjit për Qeveri, me Ministrinë e Punëve të Brendshme udhëheq ministri, siç udhëheqin ministrat me ministritë e tjera. Dhe në qoftë se e merrni përgjegjësinë e plotë në funksionimin e cilësdo prej ministrive, po edhe të kësaj ministrie, është shumë e rëndësishme që ti keni të gjitha mundësitë dhe kompetencat për të menaxhuar me ato, sepse ka sfida të ndryshme që qëndrojnë para kësaj ministrie. Mbrojtja dhe siguria e qytetarëve të Maqedonisë është prioritet i lartë, dhe vetëm me ministrinë e drejtuar plotësisht mund të merret përgjegjësia e plotë. Në fund të fundit ajo është edhe me Kushtetutë dhe ligj. Askush nuk ka të drejtë të kufizojë kompetencat e cilit do bartësi të funksionit shtetëror, që i takojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, dhe nga ana tjetër të kërkojnë përgjegjësi për veprimet, apo përgjegjësi për menaxhimin me këtë ministri, prandaj kjo është e rëndësishme “, deklaroi Oliver Spasovski , LSDM.