Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski sot në vendin e quajtur Tri Dardha, ka pasur një takim festiv me qytetarët, ku ka mbajtur një fjalim me rastin e 8 shtatorit, Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, transmeton TetovaSot.

Me këtë rast, në fjalim Spasovski përmendi vlerat e kësaj feste, ku theksoi ndërmjet tjerash se ndryshimet janë duke ardhur dhe se bashkërisht do të arrijmë deri te fitoret e reja./TetovaSot/