Ministri i punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se keqpërdorimi i simboleve etnike dhe fetare mund të rrënojë paqen dhe procesin e zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoni. Ai këtë e ka theksuar pas takimit që ka zhvilluar me zëvendës- ndihmës sekretarin amerikan, Hoyt Brian Yee.

“Keqpërdorimi i simboleve etnike dhe fetare që po ndodhë këtyre ditëve, mund që të ketë ndikime negative jo vetëm për të ndërlikuar situatën politike dhe të sigurisë, por edhe të rrënojë procesin për zgjedhje fer dhe demokratike”, deklaroi Spasovski.

Sipas tij, tij të gjitha subjektet relevante në vend duhet ti shmangen skenarëve të destablitetit.

“Të gjitha subjektet duhet të jenë të përmbajtura nga krjimi i skenarëve artificiale për të përfituar pikë të ulta politike në llogari të sigurisë “, theksoi ministri Spasovski. Sipas tij, policia po ndjekë situatën e sigurisë dhe se do të veprojë në përputhje me parapërgatitjet e saj.