Zëdhënësi i LR-PDSH Elmir Sejfullai në konferencën e sotme për shtyp përmendi rastet që ngelen të pandriçuara dhe pa epilog, e ku janë vrarë, burgosur, rrahur apo malltretuar shqiptarët. Ai pyeti publikisht BDI-në, zv. Ministrin e punëve të brendshme dhe ministrin e drejtësisë se pse ende ngelen të pandriçuara dhe pa epilog këto raste?

Në vazhdim e keni konferencën e plotë për media:

Vetëm gjatë një viti janë regjistruar 160 incidente të rahjeve të nxënësve shqiptar në autobusët lokal të Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës,

–         Raste të montuara politike, siç janë “Sopoti”, “Monstra” apo edhe rasti i fundit në “Lagjen e Trimave”.

–         Vrasja e Harun Aliut dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, vrasja e dhjetëra ish-ushtarëve të konfliktit të vitit 2001,.

–         Bastisja e shtëpive shqiptare në vendbanimet e Shkupit dhe Kumanovës ku u terrorizuan familjet, ngelen rasteterrorizuese.

–         U dogjën pronat shqiptare në Gjorçe Petrov, dhe hynë huliganët në shtëpitë shqiptare në Nerez të Shkupit;

–         Vrasja misterioze e Ruhi Bakiut anëtar i komisionit të rregullativës shtetërore, vrasjet tjera, apo djegja e lokalitetit të postës shtetërore në Shkup.

–         Rasti i familjes Zeqiri, nga Radishani, që kanë detyruar të shpërngulen 16 anëtar të saj, është rast ende i pandriçuar, apo maltretimi i djaloshit Bilin!

Të gjitha këto paraqesim me qindra raste të vrasjeve, rrahjeve, burgosjeve apo maltretimit të shqiptarëve. Pyesim publikisht BDI-në, zv. Ministrin e Punëve të Brendshme dhe ministrin e drejtësisë se pse ngelen të pandriçuara dhe pa epilog këto raste?