Më së miri është lëshimin me arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski ta përcaktojë Prokuroria dhe të ngrit procedurë, ka thënë ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.

Siç deklaroi sot, ai nuk ndjehet i thirrur nga qëndrimi i fjalimit të presidentit Stevo Pendarovski se është i zhgënjyer që një vit nga ikja e Gruevskit ende nuk ka raport nga institucionet për atë se si u arratis.

“Unë nuk ndjehem aspak i thirrur pasi mënyra se si ndodhi e tregon qartë lëshimin, por më së miri është atë lëshim ta përcaktojë Prokuroria dhe të ngrit procedurë lidhur me çdo ngjarje që do ta në ndodhë pasi nëse nuk kemi procedurë, nëse nuk kemi ndëshkim, atëherë mund të na përsëriten këto vepra. Për atë flas gjatë gjithë kohës”, ka thënë Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas fillimit të aktiviteteve për ndërtimin e ndërtesës së re në Sektorin për krim – teknikë pranë MPB-së.

Spasovski ka thënë se raporti i kontrollit të brendshëm të MPB-së për arratisjen e Gruevskit është dhënë menjëherë në Prokurorinë publike dhe publikut do t’i jepen informacione kur do të mbyllet hetimi.

“Hetimet nuk mund t’i zhvillojmë në publik dhe përmes kamerave, ata zhvillohen në PP dhe kur do të vjen momenti i mbylljes së hetimeve, kumtohen në opinion”, ka thënë Spasovski.

I pyetur nëse pret të jetë kryeministër i ardhshëm teknik, ai përsëriti se është i gatshëm të luftojë edhe për një mandat në Qeveri pa dallim siç thotë, “nëse do të jetë në pozicion të caktuar ose vetëm nënkryetar i LSDM-së”.

“Atë punë askush nuk mund të na e merr që të bëjmë gjithçka që LSDM të jetë mandatar i ardhshëm”, ka thënë Spasovski.