Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski theksoi se me MPB-në drejton ai dhe se në ministri nuk ka pushtet paralel, por vetëm fraksione që kanë ekzistuar gjithmonë.

“As në këtë moment e as në cilën do kohë nuk mund që të ketë pushtet paralel. Me MPB drejton ministri i punëve të brendshme dhe askush tjetër. Fraksione kanë ekzistuar gjithmonë, ka fraksione që janë të afërta me ministrin, e disa prej dritoreve dhe partive politike. Megjithatë, më me rëndësi prej së gjithash është që në të ardhmen këtë ministri duhet që ta profesionalizojmë, ta çlirojmë prej presioneve partiake, nëse duam që t`i realizojmë interesat e qytetarëve. Kështu që, besoni, në këtë moment gjendja është më stabile dhe më profesionale sesa në periudhën kur vet e kanë quajtur MPB-në në MVRO”, theksoi Spasovski./TetovaSot