Në vend që të kemi pastrim të listës zgjedhore, kemi 5.000 persona të shtuar në listën zgjedhore. Kështu tha ministri i brendshëm Oliver Spasovski, gjatë emisionit “Rruga e re” që transmetohet në Televizionin SHENJA.

Spasovski tha se gjatë kontrolleve të të dhënave që janë kërkuar nga KSHZ, për rreth 18.500 persona ka rezultuar që nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm që siguron një bazë për dhënien e dokumenteve të identifikimit. Ai gjithashtu tha se pikërisht në këtë çast janë paraqitur përçarjet brenda MPB-së, pasi Çavgov kishte insistuar që të nënshkruhet një raport ku nuk do të haseshin parregullsi. Spasovski gjithashtu sqaroi se puna në Ministrinë e Punëve të Brendshme që kërkohej nga KSHZ-ja është bërë nën presion të jashtëzakonshëm kohor, duke bërë që të bie edhe cilësia e punës.

Si përfundim nga e gjithë situata e krijuar, ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se përfundimisht Maqedonia nuk është e gatshme që të mbajë zgjedhje më 5 qershor. /SHENJA/