bariShkruan: Bari Beqiri

 

 

z.Fadil Zendeli, së paku sonte me retoriken e tij në “Rruga drejtë”, nuk na dha asnjë argument bindës, përkundrazi duke zgjeruar hapsirën që edhe me tutje ta shohim si një vegël (apo “alet” si i thoin ka Gostivari) vetëm për shpërbërjen e bashkimit të parë, mezi të aritur të dy partive politike opozitare shqiptare mes LR-PDSH-së dhe RDK -së”Aleanca per Shqiptaret”!
Profesor i nderuar Fadil, ajo që lexova në CV-në tuaj, nuk korespondon fare me sjelljen tuaj… nëse mund ti thuhet politike!
Ndroni kursin, kaloni prej atij partiak në atë politik sa nuk është vonë dhe mësoni të thoni “ne”, e jo “unë”… personalizimi i gjërave nuk është në natyrën e liderit!!!

z.Bilall Kasami në retorikën e tije, nuk i jep edhe aq hapsirë vetes për të shtuar ndonjë gabim eventuël, me që se vazhdimisht përsëritet duke thënë të njëjtat gjëra…si ajo se jemi gati për bashkëpunim opozitarë gjithpërfshirës… apo duke u kapur për seriozitetin e punës së “Këshillit Mbipartiak”, e që s’paska fare lidhje me Besën!

I nderuar z Kasami, me që se ju për dallim nga disa të tjerë keni më tepër përvojë partiake dhe tani edhe shansin e aritjes së asajë politike… bëjeni vetëm atë të  patjetëërsueshmen… as me pak e as me shumë!
Çdo veprim, çdo gjë ndryshe nga ajo… do jetë fatale jo vetem për karieren tuaj personale, që se kam dert fare, por për gjitë opozitën shqiptare!

Fundja… unë besoj se neve si opozitarë të mirëfilltë, të përbetuar dhe të guximshëm, mundemi edhe pa Fadilin, Gëzimin, Veselin, Bilallin, apo Ziadinin, jo vetëm të mposhtim këtë qeveri diktatoriale dhe te koruptuar, por edhe ta çrënjosim prej rrënjësh… me të mire apo me të keq!
Ajo qe kërkojmë nga ju është vetëm një platformë politike mirë e definuar dhe e unifikuar… të cilën akoma nuk e keni!

©fol.mk