Është i domosdoshëm profesionalizmi i policisë për siguri më të madhe dhe rikthim të besueshmërisë tek qytetarët, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas vizitës në Stacionin policor Karposh në Shkup.

Sipas Spasovskit, profesionalizmi do të thotë prani më të madhe të policisë në terren dhe veprim parandalues për zvogëlimin e kriminalit, vjedhjeve dhe plaçkitjeve.

“Duhet t’i ndryshojmë punët në më mirë. Duhet të profesionalizohet shërbimi dhe të qëndrojë në interes të qytetarëve. Përmes takime të tilla të drejtpërdrejta të policëve me qytetarët, paraprakisht, në terren, dëshirojmë ta kthejmë mirëbesimin në policinë e Maqedonisë. Duhet me seriozitet të luftojmë edhe kundër kriminalit dhe korrupsionit dhe ajo të jetë në mënyrë transparente dhe joselektuese”, theksoi ministri,

Çdokush që do ta shkelë ligjin, theksoi, duhet në mënyrë përkatëse të sanksionohet, dhe për ta bërë atë, policët duhet të jenë të motivuar.

Vizita e sotme në Stacionin policor Karposh është në kuadër të serisë së vizitave që i realizon Spasovski në nivel të gjithë Maqedonisë. Deri më tani ishte në stacionet policore në Kisela Vodë, SPB – Shkup, Dibër, Strugë..