Pas reagimeve të shumta të militantëve partiak të BDI-së, në lidhje me një postim të publikuar në fejsbuk nga ana e kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravarit, ku ndër të tjera citonte një tregim nga Lufta e Dytë Botërore, ku për protagonist kishte një komandant të Hitlerit, më në fund është sqaruar edhe Taravari.

Ja se çfar thotë Taravari:

Në një status timin citova një nga reagimet më cinike të diktatorit tê tmerrshëm, Adolf Hitler. Nuk përmenda asnjë emër të veçantë të cilin e krahasoja me Hitlerin.
Por reagimi i BDI-së ishte i menjëhershëm…
Epo populli thotë- kujt i djeg miza le ta mbajë!