VMRO­-DPMNE sot vlerësoi se intervista e fundit e prokurores speciale, Katica Janeva është e njëjtë me cilën do konferencë për shtyp të LSDM­së sepse PSP funksion si organizatë komunale e LSDM­së.

“Qëndrimet e saj nuk ngjajnë me qëndrimet e një juristi, një prokurori publik i cili duhet të punojë profesionalisht, paanshëm dhe në bazë të dëshmive, por ngjajnë me qëndrimet e thëna nga zëdhënësi i kriminelit Zoran Zaev”, theksoi Nevenka Stamenkovska në konferencë për shtyp.

Sipas VMRO­-DPMNE-­së, të gjitha lëndët të cilat deri më tani i ka ngritur PSP janë politikisht të porositura pas asnjë dëshmi në to. Ajo shtoi se “Zoran Zaev dëshiron të bëjë rizgjedhje të gjykatësve që t’i amnistojë krimet e veta dhe krimet e kryesisë së LSDM­së dhe ta arsyetojë punën joprofesionale të PSP­së”. /Almakos