Një mik dhe donator i presidentit amerikan, Donald Trump për të cilin presidenti kishte thënë se ishte në gjendje kome dhe i sëmurë rëndë pasi u infektua me coronavirus, ka ndërruar jetë.

Sipas medieve amerikane, përcjell Telegrafi, vdekja e Stanley I. Chera të shtunën u raportua nga The Real Deal, e cila mbulon industrinë e pasurive të patundshme në New York.

Publikimi citoi burime të paidentifikuara që kanë punuar me Crown Acquisitions, firmë të cilën Chera e ka themeluar dhe e ka drejtuar.

Siç bëhet e ditur, Chera ishte në fund të viteve ’70.

Trump kishte folur në konferencat e fundit të Shtëpisë së Bardhë për një mik i cili ishte sëmurë me virusin, i cili ka vrarë më shumë se 20 mijë amerikanë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Trump përmendi për herë të parë për mikun e tij në 29 mars ndërsa përshkroi “ligësinë” e sëmundjes.