Një vaksinë efektive kundër coronavirusit mund të “ndërpresë plotësisht transmetimin” e sëmundjes në të gjithë botën, thotë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ghebreyesus ka thënë se kjo “lidhje globale e virusit” nënkupton që rreziku u ringjalljes së COVID-19, do të vazhdojë.

“Në fund të fundit, zhvillimi dhe shpërndarja e një vaksine të sigurt dhe efektive do të jetë e nevojshme për të ndërprerë plotësisht transmetimin”, tha Ghebreyesus.

Ndërkaq shumë prej ekspertëve thonë se një vaksinë për imunitet ndaj coronavirusit, nuk do të prodhohet në masë.

Raportohet se disa vende po konsiderojnë heqjen e kufizimeve të distancimit shoqëror, mirëpo Ghebreyesus, paralajmëroi që të mos e bëjnë këtë derisa të “zhvillohen masat e duhura të shëndetit publik” për të paktën një vit.