Për arsye shëndetësore, Zoran Stavrevski dha dorëheqje nga pozicioni zëvendës kryeministër dhe ministër i financave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, transmeton TetovaSot.

“Problemet shëndetësore me të cilat po përballem dhe këshillat e mjekëve me çojnë në atë se është patjetër që të kurohem një kohë më të gjatë, për shkak të së cilës nuk do të jam në mundësi që të merrem me funksionin ministër i financave dhe nënkryetar i qeverisë së Repubikës së Maqedonisë”, përmendi Zoran Stavrevski në dorëheqjen e tij./TetovaSot/