Eksperti për çështje juridike, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni dhe profesori universitar, Bajram Pollozhani, në një tribunë të intelektualëve e mbajtur në Prishtinë theksoi se dy partitë shqiptare, BDI dhe PDSH si pjesëmarrëse në bisedimet për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, e kanë minimizuar skajshmërisht Marrëveshjen e Ohrit.

Sipas tij Marrëveshja e Ohrit apo fryma e saj ekziston vetëm në disa pika integrale të Marreveshjes së Përzhinos. Sipas Pollozhanit, këto dy parti tani do të duht të paktën që të kushtëzojnë këtë qeveri të zgjeruar që të organizojë zgjedhj të drejta, fer dhe demokratike. “Dy partitë shqiptare në qoftë se nuk arritën asgjë në këto gjashtë pika të Marëëveshjes së Përzhinos, por e minimizuan MO-në duke e futur në pjesë integrale të saj përmes disa konkluzioneve, tani do ta kenë shansën që të kërkojnë në këtë qeveri të zgjeruar…që ta kushtëzojnë atë që të përfundojnë një process zgjedhor legjitim dhe legal” – u shpreh Pollozhani.

Pollozhani më tej shtoi se në ato zgjedhje të drejta që do të duhej ti organizojë kjo qeveri, do të kenë shansin të marrin pjesë edhe partitë e reja të sapo krijuara, të cilat me ofertën e tyre do të mund të konkuronin sit ë barabartë në një garë demokratike. Ai sugjeron partitë e reja shqiptare, që nëse eventualisht do të merrnin mazhorancën, atëherë të bëjnë marrëveshje të hapu me partnerin maqedonas dhe jo të fshehur nga elektorati. “Pastaj në këto gara edhe partitë joparlamentare të sapo krijuara të mund të dalin me platformë mega në një shtet të së drejtës, ku do të mundet që parimet e pavarësisë së ndarjes së pushteteve të funksionojnë.

Atëherë do mund ta joshin elektoratin, të fitojnë mazhorancën dhe atëherë të hyjnë në marrëveshje politike të hapura me partnerët fitues maqedonas dhe jo të bëjnë marrëveshje të fshehura që nuk i din elektorati, që pastaj të mund të licitojnë me rezultatet e arritura…” – vlerësoi Bajram Pollozhani, eksperti i drejtësisë.