Steinmeier: Europa ta marr me qetësi ikjen e Britanisë

Ministri i Jashtë i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka thënë se Europa nuk duhet të bie në depresion pas vendimit të Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

Ai këto komente i ka bërë pas arritjes në takimin urgjen të gjashtë shteteve themeluese të BE-së.

Në këtë takim pritet të diskutohet shpjetësia me të cilën Britania do të dalë nga Unioni dhe metodat që ky proces të mos lejohet të kthehet në trend.

Bisedimet po mbahen në Berlin, dhe po marrin pjesë vec Gjermanisë edhe Franca, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda.