Partia Demokratike Shqiptare ka në plan të propozoj strategjinë e quajtur Ohrit2, si kundërpërgjigje ndaj manifestit të VMRO-së, i cili parasheh majorizimin total të shqiptarëve, njofton agjencia e lajmeve INA.

Deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti ne TV21 deklaroi se, deputetëve të partive shqiptare në pushtet duhet të largohen nga Paramenti i Maqedonisë dhe të bashkohen drejtë një marrëveshje të re politike, të quajtur Ohri2, e cila do të parasheh avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani  deklaroi se kjo ide ndihmon planin e VMRO-së  për destabilizimin e vendit.

Ai tha se, BDI respekton vetëm marrëveshjet ndërkombëtare.

“Ne respektojmë vetëm marrëveshjet ndërkombëtare, siç është marrëveshja e Shkupit, dhe marrëveshja e Ohrit”, theksoi Osmani.

Ai tha se këto dy marrëveshje janë dy opsionet për zgjidhjen e krizës. (INA)