Procesi i votimit në Strugë ka filluar në orën 7 të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 16.

Për të votuar janë paraqitur 170 persona të sëmurë dhe 25 të burgosur, ndërsa kanë votuar vetëm 166 të sëmurë dhe 21 të burgosur.

Kryetari i Komisionit Komunal në Strugë Bledar Ziba tha se procesi është zhvilluar pa pengesa dhe sipas protokollit të paraparë.

“Procesi i votimit është zhvilluar pa pengesa ka filluar në orën 7 dhe ka përfunduar në orën 16, nga 170 votues të paraqitur të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar vetëm 160 persona të tjerët nuk kanë qenë në shtëpi në momentin kur komisioni ka shkuar. Ndërsa të burgosur kishim të paraqitur 25 e persona por kanë votuar vetëm 21” tha Ziba

Gjatë ditës së djeshme në Strugë kanë votuar të infektuarit me Covid-19 dhe të izoluarit. Të paraqitur për të votuar kanë qenë 55 përsona ndërsa të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar vetëm 53 persona.