Komuna e Strugës iu bashkëngjit aksionit për të ndihmuar banorët e Hasanbegut që u përballën me përmbytjet në rajonin e Shkupit.

Sot nga Struga janë nisur drejt zonave të krizës eskavator dhe mjete të njësisë së zjarrfikësve, të cilët do të shërbejnë në Hasanbeg deri në kthimin e gjendjes në normalitet.

Ditë më parë komuna e Strugës dërgoi drejt Shkupit sasi të konsiderueshme të ndihmave më së të nevojshme për të prekurit, ndërsa kryetari Sela vizitoi zonat e përmbytura nga ku premtoi mbështetjen e komunës së Strugës me maksimumin e kapaciteteve të saj.

Në Strugë gjithashtu vazhdon aksioni “Ndihmo vëllaun tënd në Hasanbeg”, ku do të shtrihet edhe në vendbanimet tjera si Veleshta, Dollogozhda dhe vendbanime tjera të Strugës.

© Fol.mk