suzana saliu

Sot është dita e 5-të nga vërshimet në Shkup. A thua e ka parë dhe ka informatë dikush ku gjendet dhe a është kthyer nga pushimet në Durrës, Suzana Saliu drejtoresha e Qendres për Menaxhimi e Krizave nga rradhët e BDI-së???, shkruan gazetari Muhamed Zekiri në Facebook.

Pas këtij njoftimi ai ka marrë mesazhe kërcënuese nga shoferi i drejtoreshës. 
Të kujtojmë se mbrëmë në koncertin e Dua Lipës në Prishtinë ishte deputeti i zonës Artan Grubi ndërsa akoma nuk i ka vizituar banorët e rajoneve të përmbytura.

Shqiptarët e Hasanbegut janë lënë në duart dhe mëshirën e Gruevskit, Koce Trajanovskit dhe bodyguardëve të tyre, figurat kryesore të BDI-së Ali Ahmeti, Artan Grubi, Rafiz Haliti, sidomos Suzana Saliu – drejtoresha e Qendres për Menaxhimi e Krizave, nuk gjinden askund.