Zaim Istrefi

Shkruan: Zaim ISTREFI / Avokat

“Faleminderit z.Ahmeti për ndihmën e BDI-së, sa do simbolike e jo institucionale për popullaten e pandihmuar shqiptare”! Elektorati duhet tua parashtroj pyetjen se, ku ishit gjer tani për të gjitha të keqiat që ato rajone i kanë pas dhe atë për shkak të mosinvestimeve të domosdoshme infrastrukturore.
– Që më 2012, zv.Kryeministri Juaj, Abdylaqim Ademi pat premtuar rregullimin e këtij kanali problematik të Hasanbegasve, ai i cili shkakton ”malarjet” infektuese e që tani edhe përmbytjet. Jam i bindur se nuk keni patur mundësi të ndikoni në qeveri sepse ju jeni totalisht të paguximshëm dhe të paaftë.
– Keni ndarë mjete për teleferikun, për në kryqin e madh në maje të maleve të Shkupit- në Vodno.
-Rrefeu para popullates tënde që të ka zgjedhë; para 153.000 votuesve dhe, jo vetëm para tyre. Na trego se sa shqiptarë u punësuan në fabrikat amerikane në Tetovë. E deleguara e Amerikes pat deklaruar botërisht se Amerika do të investon në pjesët perendimore te Maqedonisë të banuara me shqiptarë. Rrefeu edhe për fabriken që u ndertua në Bashkinë e Struges, për 1ooo punëtorë a ka dhe një shqiptar të vetëm të punësuar ? Natyrisht se edhe këtu je i dështuar si dhe në shum e shumë çështje, aspekte e projekte të premtuara. Elektoratit duhet t’ i rrefeheni edhe për dështimet e mëdha të premtimeve qe ia patet bërë. Nga të gjitha përvojat e gjertanishme, rezulton qartë se vendimi i BDI-së për ti ndihmuar rajonet shqiptare të përmbytura , përmes fuksionarëve të saj; është vetëm farsë paraelektorale !