Komuna e Strugës ka shpallur tender për të përzgjedhur kompaninë e cila do të riparojë shëtitoren e dëmtuar rreth Drinit të Zi .

Përveç shëtitores së re, do të intervenohet edhe në anën tjetër të lumit Drin duke përfunduar plotësisht të dyja anët dhe duke i dhënë fund polemikave lidhur me këtë investim.

Gjithashtu nga komuna theksojnë se punimet për ndërtimin e urës simbol e qytetit do të nisin brenda disa javëve, pasi tashmë një pjesë e konstruktit të urës është përfunduar dhe është e gatshme për tu vendosur. /Drini