Stuhia e tmerrshme që kaploi Hakidikinë e Greqisë ka marrë shtatë jetë njerëzish, mes të cilëve edhe dy fëmijë të moshës 8 dhe 2 vjeç dhe së paku 100 të lënduar.

Erërat e fuqishme dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale: plazhe të shkatërruara, shtëpi të dëmtuara, pemë dhe shtylla elektrike të rrëzuara, vetura të rrokullisura e disa prej të cilave era dhe shiu i kanë zhvendosur për disa metra.

Nga Ministria e Jashtme njoftuan se në mesin e viktimave nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Me kapriçot e motit është përballur edhe Italia. Në disa brigje të Adriatikut era arrinte shpejtësinë deri në 150 km në orë. Në Peskara, 18 persona janë lënduar nga breshëri madhësia e të cilit ishte sa një grusht. Ndërkohë në Toranto, nga era e fortë është rrëzuar edhe një vinç.

Në mesin e shteteve të prekura nga moti i keq është edhe Shqipëria. Reshjet e shumta në Vlorë përmbytën rrugën e portit, ndërsa në disa lagje ka pasur edhe përmbytje. Ndërsa në disa plazhe dëmet materiale janë të mëdha. Stuhia ka prekur Sarandën, Shëngjinin, Velipojën dhe Divjakën.

Nga moti i paqëndrueshëm me erëra të fuqishme dhe shit ë rrëmbyeshëm u kaplua edhe vendi. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por në disa qytete është raportuar për dëme materiale.

Janë pastruar të gjitha rrugët që ishin të bllokuara nga drunjte e rrëzuar, në pjesën e Prespës kryesisht, Ndërsa ekipet e EVN-së janë të terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga moti I keq. 03:00 Një pjesë e vendeve ende janë ma energji elektrike- deklaroi Nadica Vckova- Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga Enti hidrometeorologjik thonë se moti I paqëndrueshëm do të jetë prezent edhe në ditët e në vijim.

Temperaturat në ditët në vijim do të jenë më të ulëta në krahasim me ditët e kaluara. Nesër si dhe të shtunën pasdite do të ketë reshje shiu, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Ndërsa reshje më intensive të shiut priten të shtunën gjatë natës si dhe të dielën. Ndërsa gjatë javës së ardhshme do të ketë reshje shiu, por në pjesën më të mëdha e të vendit do të jetë mot me diell- tha Snezhana Arsovska- Enti Hidrometeorologjik.

Në ditët në vijim temperaturat do të luhaten nga 20 deri n 29 gradë Celsius, ndërsa priten reshje shiu nga 20-25 litër për metër katrorë.