Qeveria kërkon kompani me buxhet të ulët që do të ofrojnë fluturime të lira. Burime nga Ministria e Transportit thonë se përparësi për subvencione shtetërore do të kenë kompanitë që do të ofrojnë drejtime dhe linja të reja që do të nisen nga aeroporti i Ohrit, “Shën Apostol Pali”.

Qëllimi është që aeroporti i Ohrit të rritet për nga numri i kompanive me buxhet të ulët, si dhe me lidhjen leverdi të kenë qytetarët e Maqedonisë – tha Goran Sugareski, ministër i transportit dhe lidhjeve.

Sugareski tha se deri në fund të prillit duhet të jetë e qartë se cilat kompani do të jenë në lojë për marrjen e subvencioneve. Deri më tani në vend këtë risi e ofronte “Viz Air”, kompani e cila ishte obliguar që nga aeroporti i Ohrit të kenë të paktën një linjë me buxhet të lirë. Nga operatorët do të kërkohet të kenë më shumë fluturime nga Ohri. Nga “Viz Air” shprehen se marrëveshja u skadon në qershor, por nuk e përjashtojnë mundësinë që të aplikojnë për linja të reja të lira./Alsat-M/