Suedia ka dalë e para në një anketë si vendi më i mirë në botë kur është fjala për kushtet që ua ofron banorëve, duke evituar kështu dëmet ndaj vendeve të tjera dhe mjedisit.

Vendi ka kaluar 162 vendet e tjera, duke marrë kështu pozitën e parë në ‘Indeksin e Vendit të Mirë’.

Suedia tregoi rezultatet më të larta për kontributin e jetesës pozitive duke përfshirë prosperitet, barazi, shëndet dhe mirëqenie, duke performuar siç është më së miri edhe kulturalisht.

Islanda doli në krye të listës për kontributin e saj të përgjithshëm në planet dhe mbrojtje të klimës, duke përfshirë emetime të ulëta të karbonit dhe prodhimin minimal të materialeve të rrezikshme, ndërsa Britania e Madhe doli pak më keq në këtë fushë, duke u radhitur në vendin e 22’të.

Britania e Madhe, megjithatë, është në krye të tabelës kur është fjala për teknologji dhe shkencë, për botimet shkencore dhe studimet e ndryshme, duke përfshirë çmimet Nobel dhe patentat e ndryshme.

Indeksi sugjeron se Suedia, në krahasim me ekonominë e saj, bën më shumë “mirë” dhe më pak “dëm” se çdo vend tjetër në botë. /Gazeta Express