Të paktën 38 persona janë vrarë dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur në një sulm të dyfishtë me bomba në afërsi të parlamentit afgan në Kabul. Përgjegjësinë për vendosjen e bombave e morën talibanët, që thanë se objektiv i sulmit të parë ishin anëtarët e parlamentit kurse bomba e dyte synonte anëtarët e Agjencisë Afgane të Inteligjencës. Një nga shpërthimet u krye me makinë bombe ndërsa mendohet se të dyja sulmet ishin të llojit vetëvrasës.