Sulm me armë në një kinema, policia qëllon për vdekje agresorin

Një burrë i maskuar u qëllua për vdekje nga policia gjermane, pasi hyri i armatosur në një kinema në qytetin Viernheim, në jugperëndim të Gjermanisë.

Mediat gjermane shkruajnë se agresori nisi të qëllonte në brendësi të kinemasë, duke përhapur terror tek njerëzit. Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat speciale të Frankfurtit që mësynë në kinema dhe neutralizuan personin e armatosur.

Ministri i Brendshëm i landit të Hessenit, tha në Parlament se sulmi me armë u mbyll pa viktima e të plagosur.

Në një moment të parë u raportua për 20 të lënduar nga bombat me gaz lotsjellës që u përdorën në operacionin policor, por autoritetet gjermane siguruan se të gjithë janë shëndoshë.

Shërbimet gjermane thanë se nuk bëhet fjalë për një atentat terrorist, por për një verpim të një personi me probleme mendore, ndërsa “Daily Mail” raporton se agresori ishte një militant neo-nazist.

2222