Kuksianët janë fituesit e superkupës së Shqipërisë për vitin 2016-të. Ata kanë mposhtur në finale skuadrën kampione të Shqipërisë së sezonit të shkuar Skënderbeun e Korçës me rezultatin 3-1.

Finalja e cila u luajt në “Selman Stërmasi”, mund të quhet padiskutim si një hakmarrje e madhe e kuksianeve ndaj korçarëve, dy klube që patën debate mjaft të forta për lëvizjen e lojtarëve gjatë merkatos verore.

Në këtë sfidë kanë qenë veriorët të cilët luftuan më fort për të marrë trofeun.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 1-1, ku ishin veriorët të cilët kaluan të parën në avantazh me anë të Dvonerkoviç,  në minutën e 21, por vetëm pas 9 minutash japonezi Fukui barazoi shifrat.

Ndërkohë që në pjesën e dytë kukësianët kanë shënuar dhe dy herë të tjera me anë të Eminit dhe të Pero Pejiç.