Kompania britanike “Hajsted Limited” do ta blejë kompaninë “Balfin MK” nga Shkupi, e cila është pronare e qendrës më të madhe tregtare në Maqedoni, Skopje City Mall, shkruan eMagazin, duke u thirr në burime të veta.

Kompania britanike e cila merret me investime në patundshmëri do ta marrë qendrën tregtare përmes blerjes së aksioneve në “Balfin MK”, e cila qëndron pas ndërtimit të “City Mall”-it, projekt në vlerë prej 70 milionë eurove.

Bëhet fjalë për kompaninë “Fashion Mode” e cila është themeluar nga grupacioni më i madh për shitje me pakicë të produkteve të tekstilit në Maqedoni si dhe shoqatës lidere për shitje me pakicë dhe ndërtimtari “Balfin Grupacioni” me seli në Shqipëri, pronë e biznesmenit ët njohur Zamir Mane. “Balfin Grupacioni” është pronare dominonte në kompaninë për tregti me pakicë të aparateve elektrike “Euro Media”.