Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho është duke mbajtur konferencë për media, para ndeshjes me Republikën Çeke.

Ai u pyet edhe për futbollistët e ardhur nga Kosova.

“Jam i fokusuar vetëm te Çekia. Kemi lojtarë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut, nga gjithë trevat shqiptarë. Pak rëndësi ka nga është origjina e një futbollisti. Nëse lojtarët janë në gjendje të luajnë me ne, kanë cilësitë e duhura dhe e ndjejnë, atëherë mirë se të vijnë. Daku dhe Muja janë lojtarë shumë të mirë, po bëjnë shumë mirë me Shqipërinë”, tha ai.

Ndeshja Shqipëri-Çeki zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i përket kualifikueseve për Kampionatin Evropian.