Analisti politik, Sefer Tahiri ka komentuar protestën e paralajmëruar për sot nga BDI para komunës së Butelit lidhur me kryqin.

Ja se çfarë ka shkruar Sefer Tahiri:

“Nesër duhet të protestohet jo para Butelit, por para qeverisë, sepse kryqin nuk e ndërton komuna krye më vete por e ndërton pushteti.
Bile mund të niset nga godina e qeverisë, të hyhet në kabinet te Dimitrievi (Gruevski aty afër është), pastaj të shkohet te Musa Xhaferri e marshuta të përfundojë te kryqi. Pa protestë para qeverisë, do i bini vetëm samarit! E thashë para disa ditëve, rruga i takon opozitës”.

Ai madje ka shtruar edhe dy pyetje publike për BDI-në:  

-Koalicioni në Butel a funksionon ende apo jo, se në qeveri dihet që po?
-Çka bëhet nëse nesër protestojnë edhe maqedonasit?

Skenarin e Kalasë e kemi të freskët.

“POPULLI MBROHET NË INSTITUTCIONE, JO NË RRUGË!”, ka shkruar komunikologu dhe analisti politik, Sefer Tahiri.

©Fol.mk