Beteja politike që po zhvillohet në Maqedoni, nuk ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me shqiptarët, por me drejtësinë dhe padrejtësinë. Kështu mes tjerash tha analisti Sefer Tahiri gjatë emisionit Arena që po transmetohet në Televizionin SHENJA. Tahiri tha se ka një tendencë që të zhvlerësohen votat e shqiptarëve që iu dhanë LSDM-së.

Më pas, Tahiri tha se Qeveria e ardhshme duhet të krijojë sistem gjyqësor të pavarur, dhe të bëhet racionalizimi i administratës shtetërore, por jo me çelës partiak.