)

Kishte 26 vjet që nuk zhvillohej një takim miqësor mes Barcelonës dhe Realit, ndërkohë që në Spanjë dhe në Ligën e Kampionëve janë rivale të përjetshme. Ndeshja e fundit miqësore i përkiste vitit 1991 ku skuadrat u ndanë në barazim 1-1.

Në takimin e luajtur sot në orët e para të mëngjesit, fati i buzëqeshi katalanasve të Ernesto Valverdes teksa triumfuan 3-2 ndaj madrilenëve.

Mesi kaloi në avantazh Barcelonën në minutën e 3-të ndërsa 4 minuta më vonë Rakitiç dyfishoi rezultatin. Reali reagoi shumë shpejt teksa në minutën e 14-të, Mateo Kovaçiç ngushtoi diferencën. Në minutën e 36-të Marko Asensio barazoi shifrat në 2-2.

Për golin e fitores mendoi mbrojtësi Gerard Pike, i cili në minutën e 50-të dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të Nejmarit duke i dhuruar fitoren Barcelonës