Sot pasdite, diku rreth orës 15:00 Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski do të presë në takim kryetarin e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në këtë takim siç është paralajmëruar nga Kabineti i presidentit do të bisedohet për ngjarjet e 27 prillit dhe për situatën aktuale politike në vend.
Pas takimit presidenti Pendarovski do të deklarohet për media.