Taravari: Aleanca për Shqiptarët po zgjerohet, Bujar Osmanin e quan reformator të ardhshëm të BDI-së!

Duke folur për “Aleancën për Shqiptarët” sekretari i LR-PDSH Arben Taravari tha se në të tashmë gravitojnë katër parti politike dhe shumë organizata të tjera, që sipas tij, do të paraqet opsionin fitues në taborin politik shqiptar. Taravari tha se jemi duke bideduar edhe me  lëvizjen “Uniteti” si dhe Lëvizjen “Besa” që të bëhen pjesë e “Aleancës për Shqiptarët”. Ndërkaq, në debat me zëdhënësin e BDI Bujar Osmani, Taravari tha se tabori politik sidomos shqiptar ka nevojë për ndryshime, prandaj edhe nisi reforma në PDSH. Taravari tha se Bujar Osmanin, Ermira Mehmetin, Artan Grubin por edhe shumë të rinj të tjerë në BDI i sheh si reformator të ardhëshëm të BDI-së, sepse shqiptarët kanë nevojë për një model të ri të politikëbërjes.

arb bujar