Sekretari i LR-PDSH, Arben Taravari sonte në emision 360 në tv Alsat M , tha se dy partitë në pushtet BDI dhe VMRO janë krijuese të krizave në Maqedoni, ato shpërbën parlamentin herën e parë  në janar para afatit kohor atëher kur duhej të mbaheshin zgjedhjet më 24 prill, pastaj përsëri  tani e bëjnë të njejtën lojë ku e shpërbënë parlamentin para kohe që të krijohet në opinion një lloj hutie apo frike te njerëzit se ka pasiguri në shtet .

Mendoj se të gjitha këto kriza të këtilla shkaktohen dhe gjenerohen prej dy partive në pushtet BDI dhe VMRO  , ato marrëveshjen e Përzhinos të cilën e nënshkruajtën  dhe të cilës duhej ti përmbaheshin deri në fund me çdo kusht e vononin në të gjitha afatet e asaj marëveshje , u shpreh sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH  Arben Taravari