qenan aliuShkruan:Qenan Aliu

 Miq të dashur, Enkas për Ju po etabloj një fragment të fjalimit të Sekretarit Shtetëror Amerikan exelencës JOHN KERRY, të mbajtur në Zvicër para pes viteve. Ai atje iu drejtua tërë globit , por sikur i ngjanë se këtë fjalim po ua drejton establishmentit të korruptuar në Maqedoni, por sekretari mëton edhe në vetëdijësimin e qytetarëve . Ja fjalim që nuk shkruhet në qendra të mashtrimit të partive por nga institucione të cilat këshillojnë dhe mbështesin BURRA SHTETESH. Ja çka thotë ekselenca KERRY për KORRUPSIONIN si dukuri e rrezikshme dhe e shëmtuar. ”Unë dikur kam qenë prokurorë dhe e di se sa vështirë është të detyrosh të japin llogari personat me poste të përgjegjësisë publike. Por, gjithashtu e di se sa e rëndësishme është kjo gjë. Është faktike që nuk ka asgjë, absolutisht asgjë më demoralizuese, më shkatëruese, më shfuqizuese për çdo qytetarë se sa besimi që sistemi është i manipuluar kundër tyre dhe se njerëzit me pushtet janë HAJDUT, që po vjedhin të ardhmen e tyre. Korrupsioni është rrezik social sepse ushqen krimin e organizuar, shkatëron shtete-kombe, rrezikon mundësitë në veçanti për gratë dhe vajzat, lehtëson degradimin e ambientit, kontribon për trafikimin e njerëzve dhe dëmton komunitete të tëra. Korrupsioni është radikalizues sepse e shkatëron besimin në autoritetin legjitim. Ai hap një vakum që lejon grabitqarët të ndërhyjnë. Dhe, askush nuk e di më mirë pos grupeve ekstremiste që rregullisht e përdorin korrupsionin si mjet të rekrutimit. Korrupsioni është shkatërues i mundësive sepse dekurajon investimet e ndershme dhe të përgjegjshme. (Korrupsioni ) bën që bizneset të operojnë me kosto të shtrenjtë, rritë shpenzimet e shërbimeve publike për takasapaguesit vendor dhe e kthen tërë buxhetin e një kombi në një kuti të ushqimit për ata pak persona të privilegjuar”

©fol.mk