Zëvendëskryeministri i ri për Eurointegrime Arbër Ademi, para dy ditësh kishte ikur për vizitë në Hollandë me përkthyes të gjuhës angleze. Burime të portalit “Sakamdakazam,mk”, bëjnë të ditur se zëvendëskryemistri nuk e ka patur shkallën e nevojshme të njohurisë për gjuhën angleze, prandaj është detyruar të angazhojë përkthyes, transmeton gazeta “Lajm”. Për shkak të problemit me gjuhën angleze, zoti Ademi ka patur situata (momente) të pakëndshme edhe me të punësuarit në Sekretariatin për Eurointegrim. “Të punësuarit i kanë dorëzuar zotit Ademi dokumente, të cilat është dashur t’i shqyrtojë dhe t’i nënshkruajë, por meqë nuk i kishte kuptuar në nivelin e nevojshëm për shkak se kanë qenë në gjuhën angleze, ka kërkuar që të njëjtat dokumente të përkthehen. Kështu është krijuar pengesë në komunikim për shkak se deri tani të gjitha dokumentet dhe komunikimi zyrtar me Brukselin, ka rrjedhur në gjuhën angleze”, thonë burime për portalin “sakamdakaza.mk”.