Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. 2 Prilli, është caktuar nga OKB-ja si Ditë Botërore e Autizmit për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit.

I identifikuar në vitin 1943, autizimi është një çrregullim ende jo shumë i njohur, ndaj specialistët thonë se trajtimi i tij duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale bashkë me më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje.

Mjeksia ende nuk ka mundur të qartësojë shkaqet e autizmit, ndërsa përpjekjet e shkencëtarëve vazhdojnë të jenë të mëdha.

Edhe pse rrallë observohet më shumë se një rast autizmi në familje, observimi i një përqindje të konkordancës së rritur te binjakët monozigotë ka treguar rëndësinë e faktorit gjenetik tek autizmi.

Ne rrjetin socila facebook kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari bashkë me stafin e tij kanë dëshmuar ndërgjegjësimin e tyre,në këtë ditë të shënuar për fëmijët me autizëm duke mbajtur veshur fanelat e bardha të autizmit.

“Dje ishte një ditë që në të gjithë Maqedoninë fëmijët festonin me maska traditën e 1 Prillit sepse kjo datë koncidoi e dielë dhe ndaj sot kopshtet dhe çerdhet kanë mbushur rrugët me vogëlushë të veshur si personazhe të ndryshme.
Por sot, në datën 2 prill është dita Botërore e Autizmit, ndaj sot dua të kujtoj këtë grup fëmijësh të cilët kanë nevojë për të gjithë vëmendjen dhe dashurinë tonë!
Ata janë lumturi shumë e madhe, pasi çdo ditë ata japin një dashuri ndryshe por që mbetet Dashuri e Pakufishme!”