Ministri i shëndetësisë Dr. Arben taravari në një postim të tij të fundit në rrjetet sociale ka shkruar se pasi kanë premtuar do qëndrojnë prapa fjalës së dhënë se do punohet në maksimum dhe në mënyrë transparente ndaj pacientëve dhe personelit mjekësorë, transmeton Zhurnal.mk

“Ne premtojmë dhe qëndrojmë prapa fjalës së dhënë se do të punojmë maksimalisht në mënyrë transparente në interes të pacientëve dhe personelit mjekësor. Ne së bashku do të ndërtojmë një sistem transparent dhe të hapur për shëndetësi më të mirë për të gjithë”, ka shkruar kështu ministri Taravari.

Sipas tij, ai është i angazhuar për një shëndetësi më të mirë dhe cilësore duke dalë të kënaqur nga ky proces të gjithë së bashku.

“Çdo qytetar ka të drejtën e trajtimit dinjitoz në institucionet shëndetësore publike dhe ne do të angazhohemi që të gjithë të marrin shërbim cilësor shëndetësor. Ne jemi të vendosur të japim maksimumin për shëndetësi më të mirë dhe më cilësore dhe pacient dhe punonjës shëndetësor të kënaqur”, është shprehur mes tjerave ministri i shëndetësisë Taravari.