Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë, njëherit edhe kandidati  më serioz  për  të fituar Komunën e  Gostivarit, ka falënderuar  popullin, për vlerësimin që i kanë bërë punës së tij si Ministër  në qeverin reformatore të drejtuar nga Zaev në sondazhin e realizuar në nivel të shtetit  nga instituti prestigjioz Amerikan IRI.

Në sondazhin e publikuar nga IRI, ministri Taravari ishte vlerësuar si ministri më i suksesshëm  me 22% mbështetje, dukshëm, më  lartë se gjithë ministrat  e tjerë,  duke e lënë pas edhe vetë kryeministrin  Zaev i cili gëzonte 20% besimin e qytetarëve,

Taravari, në falënderimin e tij thekson se ky sukses  nuk do të kishte dhënë rezultatet që kemi pasur pa mbështetjen e  ekipit profesionist dhe njerëzve të mrekullueshëm që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë , me vetëmohim dhe entuziazëm të pashoq.

Në vazhdim ja  edhe falënderimi i plotë i  z Taravari ;

Sipas sondazhit të IRI-it (Insitutit Republikan Ndërkombëtar), unë jam vlerësuar si një nga ministrat më të sukseshëm të kësaj qeverie.
Duke falenderuar popullin që ka vlerësuar punën time, dua të kujtoj për respekt ndaj të vërtetës që unë i vetëm nuk do kisha mundur kurrë të kisha rezultatet që kemi pasur.
Prapa meje gjendet një ekip profesionist, me njerëz të mrekullueshëm, që kanë punuar dhe punojnë çdo orë me vetmohim dhe entuziast të pashoq!
Asnjëherë nuk kam gjetur rastin t’i falenderoj për punën e tyre që shpesh ka zgjatur edhe mbi orarin e punës, ndaj sot më duket se është momenti i duhur për t’i thënë Ekipit Tim: faleminderit”! Jam krenar për ju!
Sinqerisht
Miku juaj
Arbeni