Derisa po nxehet atmosfera zgjedhore për zgjedhjet locale të 15 tetorit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ende është i zënë me aktivitete familjare. Ai së fundi ka qëndruar në shtëpinë e tij në Zajaz, për shkak të dasmës së vëllait, i cili ka martuar djalin.

Ahmeti ka kaluar bashkë me miqtë këto ditë në vendlindje, duke anuluar aktivitete dhe takime politike, mësojnë burime të afërta me liderin integrist. Dasmën familjare e ka konfirmuar vetë Fekri Ahmeti, vëllai i Ali Ahmetit.

“Urime Biri Im…Të Trashigoheni..” ka shkruar Fekri Ahmeti.

Dasmës si ka munguar edhe ahengu i madh ku të pranishmit i ka argëtuar këngëtarja e mirënjohur Irma Libohohva nga Shqipëria dhe shumë këngëtarë tjerë të estradës. E veçantja e dasmës ka qenë kënga që ia ka thënë sërish Ali Ahmeti, bashkë me këngëtarët e kësaj dasme.