Në adresën elektronike të portalit fol ka arritur nje njoftim ku thuhet se kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Vrapçishtit vetëm disa orë para kandidimit ka qenë anëtarë i Bdi-së dhe se aderimi i tij në Lëvizjen Besa  është  infiltrim klasik  dhe skenar paraprakisht i përgatitur nga BDI. IMë tej në tekstin e dërguar shprehen se   “pakurrizoret” e tillë në periudha parazgjedhore shfrytëzojnë çdo mjet, qoftë edhe “Sallto Mortale” si kjo, vetëm e vetëm që të jenë pengesë për fitoren e opozitës.  Nga njerëz të afërt të tij , bëjnë me dije se   se personi në fjalë nuk gëzon kurfar autoriteti  në rrethin ku jeton , edhe për më tepër kur dihet fakti se Levizja Besa në Komunën e Vrapçishtit renditet e fundit sipas matjeve të opinionit  andaj  edhe në mungesë të një  kandidati të përshtatshem, nga strukturat e saja dhe “importimi” i një kandidati të dyshimt me pak  përkrahës shihet si pengesa më e madhe për bashkëpunimin e mundshëm  opozitar në rrethin  e dytë zgjedhor.

/fol.mk