Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari pohon se ka trashëguar administratë të partizuar në Komunën e Gostivarit dhe të punësuarit jo që vetëm nuk i përmbushin obligimet në punë, por nuk vijnë aspak në punë, transmeton Zhurnal.

Në takimin e mbrëmshëm me mërgimtarët, është ankuar se është I kushtëzuar që të mbanë në punë këto të punësuar në të kundërtën, Komuna e Gostivarit nuk do të mundet të formon këshillin.

“I përdorëm të gjitha mundësitë dhe vazhdojmë të krijojmë zhvillime edhe më tej që të mos bllokohet puna e Këshillit, por në anën tjetër ne hasim në mungesë të vullnetit ku pasohet me kërkesa iracionale, si është që të mbajmë në punë ushtarët e tyre partiak të cilët jo që asgjë nuk punojnë, por aspak as nuk vijnë në punë. Më tregoni, ju lutem, a mundet që kjo të ndodhë në vendet Europiane ku ju punoni” i ka pyetur Taravari mërgimtarët, kumtojnë nga pres-qendra e Komunës së Gostivarit.