Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari nëpërmjet të një postimi në profilin e tij fejsbuk thotë që sot është turp të bëhesh pjesë e qeverisë pa kushte, madje sipas tij nuk është ndonjë privilegj i madh të bëhesh pjesë e saj.

Ja cfar shkruan z. Taravari në postimin e tij:

“Dikur partitë shqiptare pritnin rend para zyrave te partitë maqedone për të hyrë ne qeveri pa kushte, madje edhe me një deputet. Sot është TURP të thuash se do të kyçesh në qeveri pa kushte, madje edhe me plotësim të të gjitha kushteve nuk është ndonjë privilegj të jesh pjesë e qeverisjes.
Nëqoftëse vendosen rregulla të përpikta për politikbërje dhe nëse egzistojnë korrniza për veprime politike, nuk e di a ka rëndësi se kush do të jetë pjesë e qeverisjes në Maqedoni?!”

©fol.mk