Arben Taravari (Sekretar i pergjithshem i LR-PDSH-se)

Aleanca për Shqiptarët ka mbledhur qindra e mijëra njerēz që mendojnë ndryshe, dhe ka mijëra të tjera që shtohen dhe do shtohen, pasi dashuria për jetën është një e Dhënë e lindur me njeriun!
Ne në instikt e duam jetën! Kjo jona të nderuar nuk është dhe aq çështje strategjie se sa ç’është më shumë çështje Ndershmërie!
A ka ndonjë prind që nuk e do ndershëm fëmijën e tij?! A ka ndonjë Motër që duhet të shpik dashuri për vëllain apo anasjelltas? Jo! Jo sepse dashuritë për familjarët tanë rrinë në thelb të ekzistencës tonë!
Janë ato kodet që na vënë nē punë lumturinë ose jo! E pra miq ne na janë prekur këto kode! Na janë prekur në mënyrë të padrejtë! Na është prekur lumturia e fëmijëve, krenaria e prindërve, qetësia e familjes! Padrejtësia ka vënë dorën e saj shumë tonelatëshe mbi supet tona, duke mos na lënë të ngremë kokë…dhe fizikisht dukej e pamundur të reagosh! Por kur një Burrë i quajtur Arkimed, aty nga nga shekulli i 5 para erës sonë arriti që me një copë të vogël hekuri që e quajti Levë, të luante objekte të përmasave gjigande, atëherë bota kuptoi që nuk ka Asgjë të Pamundur!
Dhe ja ku gjithë zemrat tona kanë bërë një zemër të vetme gjigande të rrahurat e të cilës po dëgjohen në Maqedoni dhe jashtë saj! Është zemra e të shtypyrve, e të përndjekurve, e të tallurve, e të mashtruarve…ja pse jehona jonë kumbon kaq fort, sepse valvulat e saj janë arsye mbijetese, janë arsye revolucionare!
Triumfi mbi të Keqen ka filluar!
Shteti është shëndruar si një film triller ku natën merren vendime që përmbysen ditën, ku kriminelët përgatiten për fushatë, ku zotërinjëve të Europës apo Amerikës iu thuhet: E keni gabim!
‪#‎NDAL‬