bh

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës- UÇK, Besim Hoda nëpërmjet rrjetit social facebook ka bërë thirrje për protestën e nesërme që e ka organizuar Lëvizja për reforma- PDSH, e mbështetur nga organizata tjera jo qeveritare si Illyricum Libertas, OVL- UÇK…

Hoda i ka ftuar shqiptarët pavarësisht bindjeve partiak ta përkrahin protestën e nesërme për t’i thënë mjaftë politikanëve të korruptuar. Sipas tij, protesta e nesërme është obligim kombëtar.

TE PROTESTOSH NESER ESHTE DETYRIM E OBLIGIM KOMBETAR!

-Nderon veten,familjen dhe Kombin tend!
-I thua NDAL te keqes dhe e gjykon ate!
-Respekton gjakun ,gjymtyret e djersen e brezave!
– te shprehesh revolten tende ‘SHQIP’

Te nderuar qytetare shqiptare ,pa dallim ngjyrimesh partiake, eshte ne doren tuaj qe dita e neserme te jete nje dite e ngjashme me diten e 14 marsit te vitit 2001. dite kur populli ne sheshet e qyteteve shqiptare u tha mjaft politikave edhe politikaneve te koruptuar dhe i tha po UCK-se.
Por sic duket ata qe u thiren ne emer te UCK-se , na keqkuptuan!!!

Te ua deshmojme nga neser e tutje se e kujt ishte UCK-ja, e popullit apo e politikaneve e tu themi se : ju mund te shiteni por.

SHQIPETARET NUK KAN GJAK PER TE SHITUR!!!