Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ka vazhduar me publikimin e fotografive për gjendjen reale nëpër spitalet e vendit, informon INA.

Ai me këto pamje theksoi se rikujton qeverisjen e kaluar, sidomos Ministrinë e Shëndetësisë që drejtohej nga koalicioni i kaluar VMRO-DPMNE dhe BDI se në çfarë gjendje e kanë sjellë shëndetësinë.

Në fotot e radhës pas gjendjes së mjerueshme në spitalin e Shtipit, ministri Taravari ka sjellë sot pamje nga gjendja e rëndë në spitalin e Kërçovës.

“Spitali i përgjithshëm në Kërçovë. Këtë e trashëguam si ministri për shëndetësi”, ka shkruar ministri Taravari. (INA)