Toni Jakimovski tha se ka punuar me ndershmëri dhe sipas ligjit, dhe nuk ka bërë asnjëherë shkelje me vetëdije. Ai tha se nuk ndjehet fajtor për veprën me të cilën akuzohet. I akuzuari Sasho Mijallkov tha se e kupton akuzën, por nuk ndjehet fajtor. Fajtore nuk ndjehet as Nadica Nikoloç, agjentja e Drejtorisë së pestë në DSK. As agjenti Vlladimir Varellov nuk ndjehet fajtor dhe tha se i kupton akuzat. Të pafajshëm u deklaruan edhe Marjan Shumulikovski, Sillvana Zllatkova, Vasil Isakoski dhe Valentina Simonovska.